Kurti: Synojmë një seancë, zgjedhjen e kryetarit, kryesisë së Kuvendit dhe Qeverinë të njëjtën ditë

E publikuar: 30/03/2025 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha  se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhet zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria.

Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe pastaj synojmë një seancë ku zgjedhen edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kemi bërë edhe herën e kaluar për të njëjtën ditë”, tha Kurti.