Albin Kurti-FB
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje, e cila u drejtua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti mbajti një fjalim, por që nuk na habiti me deklaratat e tij kundër mediave.I pari i shtetit tha se disa nga mediat në Kosovë janë me origjinë nga Beogradi.
“Jemi dëshmitar që ka investime në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinonit publik, ka edhe njerëz dhe ndonjë kanal medial në Kosovë që interesim medial e ka që të besohet më shumë lajmi me origjinë nga Beogradi sesa lajmi me origjinë nga Prishtina. Pavarësisht se ne po japim shembull për korrektësi dhe vërtetësi, nga Beogradi vijnë lajme të rrjeshme”, tha Kurti.
Ai më tej shtoi se komunikimi i tij me mediat do të jetë vetëm për interesin e Kosovës dhe jo për diçka tjetër.
“Një gjë po e them sot e mbase nuk do ta përsërisë më, çdo komunikim i imi për media si kryeministër do të jetë vetëm në interesin e Kosovës dhe për asgjë tjerët dhe për Lëvizjen vetëm për Lëvzjen dhe asgjë tjetër”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Qeveria Kurti ështe kritikuar shumë për mungesë transparence. Po ashtu, është kritikuar shumë për sulme ndaj mediave.
Madje ka pasur edhe reagime ndërkombëtare që kanë kërkuar nga zyrtarët e kësaj qeverie që të ndalin linçimet ndaj mediave në Kosovë.