Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur me nënshkrimin e 19-të marrëveshjeve, krahas atyre që janë nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.Shefi i ekzekutivit kosovar tha se projekti i hekurudhor Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha të nënshkruara ndonjëherë.
Ai foli edhe për importin me Shqipërinë, për të cilin tha se është rritur më shumë se asnjëherë më parë.“Duke shtuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, turizmit, me marrëveshjet që nënshkruajmë ruajmë marrëdhëniet tonë. Kur shënojmë ditën e refugjatëve nuk mund se si të mos jem falënderues ndaj Shqipërisë.
Ne kuptojmë lehtësimin dhe mbështetjen që na ka ardhur nga vëllezërit e motrat dhe miqtë tanë. Kosova dhe Shqipëria kanë trend të bashkëpunimit tregtar. Sot importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë. Projekti Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha”, tha Kurti.