Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për Këshillin Shtetëror, këshill nga i cili veteranët e luftës mbetën jashtë, teksa siç thonë nga organizata, ata u detyruan të themelojnë një paralel.
Gucati ka thënë në TV Klankosova se si OVL UÇK janë të gatshëm për bisedime, por shtoi se Ministria e Mbrojtjes, njëkohësisht, siç tha edhe ai, Qeveria, nuk duan të ulen bashkë me veteranët në një tryezë.
“Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse nuk i shkojmë në këshill organizativ. Kush më shumë se ne nuk e do lirinë. Epopeja e UÇK-së është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj dhe kemi themeluar një këshill organizativ”, ka thënë Gucati.
Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk i ka kthyer përgjigje atij.
“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne?”, shprehet Gucati.
Sa i përket ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes karshi OVL UÇK-së, Gucati tha se ministri Ejup Maqedonci i ka injoruar në tota.

















