Kryeministri Albin Kurti tha se termi “fqinjësi e mirë” në marrëveshjen bazuar në propozimin europian nënkupton njohje de facto.
“Fqinjësia e mirë e formon njohjen de facto. S’besoj që gjeni jurist të mirë ndërkombëtar apo vendor që s’e konfirmon këtë gjë. Çka kam thënë për Asociacionin dhe kushtet. Gjithçka vlen. Nuk kam ndryshuar as në koncept, as qëllim”.
Kurti tha se kur ndërkombëtarët e kanë shkruar këtë draft kanë bërë mirë që janë thirrur në paqe, meqë “fqinji ynë verior ka bërë shumë veprime armiqësore agresive vitin që shkoi”.