Kurti: S’ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve

E publikuar: 28/07/2022 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës ka kaluar marrëveshje me MCC-në me 2/3 e votave të deputetëve. Kurti ka thënë se kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë opozitë. Ai ka falënderuar 89 deputetët që kanë ratifikuar sot në Kuvend marrëveshjen 200 milionëshe me MCC-në. Kurti thotë se kalimi me 2/3 i një marrëveshje të tillë tregon se ajo do të jetë në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ëashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim.

 

Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës. Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.