Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një intervistë për një medium televiziv kosovar, ka pranuar se ka struktura të Serbisë në Veri të Kosovës, por se këtë situatë e trashëgoi nga qeveritë e kaluara.
Ai tha se ka nisur të punoj atje por sipas Kurtit, vota e suksesshme e mosbesimit që e rrëzuan nga Qeveria e ka ngadalësuar punën e Qeverisë në këtë pjesë të vendit.
“Me krejtë kryetaret e veriut kam folur dhe të gjithë prej tyre nuk e kane refuzuar bisedën me mua. Bashkëpunimin e kemi, a ka struktura të Serbisë, kjo është situatë që e kemi trashëguar. Ne do të punojmë si qeveri por nuk bëhen dotë të gjitha me një herë, sepse na rrëzuan ende pa i bërë 2 muaj të plotë”, ka thë Kurti, raporton Infosot.