Kryeministri në detyrë Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi në “facebook” është deklaruar për çështjen e pasaportës me ç’rast tha se “Shteti i fortë-pasaportë e fuqishme”.
Ai tha se gjatë qeverisjes së tij liberalizimi i vizave u arrit me punë e pa kompromise e pa shampanja.
“Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
















