Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë paguan çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës

11.04.2015 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë paguan çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar në Shkup se Tirana dhe Prishtina e kanë për borxh të ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë që të realizojnë të drejtat e tyre elementare dhe të mos ndihen të diskriminuar në shtetin ku jetojnë.
“Shqiptarët në Maqedoni duhet të organizohen politikisht, të jenë sa më aktiv, të mos presin nga partitë ekzistuese politike. Ata duhet të parashtrojnë sa më shumë kërkesa për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, meqenëse të dyja ato i kanë borxh shumë shqiptarëve të Maqedonisë. Çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës e keni paguar ju, sepse edhe ju keni kontribuar njësoj dhe keni mbetur edhe jashtë Kosovës edhe jashtë Shqipërisë”, u tha Kurti shqiptarëve të Maqedonisë.

Kurti tha gjithashtu se në Maqedoni po shtohet ndikimi rus dhe ai serb, gjë që sipas tij, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtat demokratike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

“Ka një tendencë që Serbia të forcohet në Maqedoni dhe është më se e imagjinueshme që Serbia dëshiron që edhe Maqedoninë ta shndërrojë në një protektorat serb, ku dallimi mes Georgievskit dhe Gruevskit të jetë njësoj si dallimi mes Bullgarisë dhe Serbisë”, theksoi Kurti.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë në Shkup, Kurti tha se e ardhmja e shqiptarëve është bashkimi i tyre në një shtet të vetëm./Top Channel/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet