Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të mërkurën për mbledhjen e Qeverisë që ishte e 223’ta. Kurti tha se tashmë numri i projektligjeve të miratuara ka shkuar në 303.
Ai ka thënë se kanë miratuar e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me zbatimin e reformave të dakorduara me Komisionin Evropian, Kosova mund të përfitojë deri në 882,6 milionë euro”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, Kurti tha e kanë dërguar në Kuvend ligje si, Shërbimet e Pagesave, Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, për Lëndët Plasëse dhe Kundër Dukurive Negative në Sport.
Po ashtu Kurti përmendi edhe vendime për sportin e kulturën.
Më poshtë postimi i plotë i Kurtit:
Me vendimet e mbledhjes së 223-të të Qeverisë, sot kaluam numrin 2000 të vendimeve të miratuara, saktësisht 2009 vendime. Ndërkaq, kaluam numrin 300 të projektligjeve të miratuara, pra 303 projektligje.
Mbledhja nisi me një vendim tejet të rëndësishëm: miratimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me zbatimin e reformave të dakorduara me Komisionin Evropian, Kosova mund të përfitojë deri në 882,6 milionë euro.
Mes vendimeve të tjera të kësaj mbledhjeje:
Dërguam në Kuvend pesë Projektligje, atë për:
– Shërbimet e Pagesave;
– Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;
– Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
– për Lëndët Plasëse; dhe
– Kundër Dukurive Negative në Sport.
– Me Projektligjin për Shërbimet e Pagesave hapet rruga për anëtarësim në zonën SEPA (Single Euro Payments Area). Anëtarësimi në SEPA, sipas një studimi të “German Economic Team”, u mundëson qytetarëve kursimin e rreth 55 milionë eurove në vit, të cilat ishin shpenzime të mëhershme të transfereve ndërbankare e ndërkombëtare të parave.
– Rialokuam 4.2 milionë euro në mbështetje direkte të sportit dhe kulturës;
– Ndamë 4 milionë euro për masat e efiçiencës së energjisë te Ministria e Ekonomisë;
– Aprovuam kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 22 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Mali i Zi, në vlerë 58 mijë euro;
Vendimet përfundimtare për shpronësim për këto projekte:
– ndërtimi i rrugës rajonale R221 Cerkolez-Rakosh; dhe
– ndërtimi i nënstacionit në Malishevë për nevojat e KOSTT;
Vendim preliminar për shpronësim për nevoja të Terminaleve Doganore në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë të cilat po i kthejmë në terminale publike;
Vendimet për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për projektet:
– hyrja në qytetin e Ferizajt;
– ndërtimi i rrugës rajonale Mushtisht-Shtërpcë; dhe
– qarkorja e jashtme e qytetit të Gjilanit dhe kyçja e rrugës nacionale.