Lajmet

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

30.07.2026 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në platformën sociale ‘’X’’, është deklaruar rreth gërmimeve që po bëhen në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut, mbi dyshimet për varrezë masive.

Kurti, në postimin e tij ka thënë se, edhe pas më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, ankthi vazhdon për familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë.

‘’ Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë’’, ka thënë Kurti mes tjerash.

Postimi:

Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur gërmimet në një varrezë masive në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut. Dyshohet se në këtë varrezë ndodhen mbetjet mortore të fshehura prej kohësh të një grupi prej 23 intelektualësh nga Mitrovica – mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut – të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999.

Më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, ankthi vazhdon për familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë. Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë. Ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të gjetur çdo person të zhdukur, për të zbuluar çdo varrezë të fshehur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës, në mënyrë që familjet e të zhdukurve të gjejnë më në fund një masë paqeje dhe ngushëllimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rukiqi: Ka dështuar mocioni për shkarkimin e Abdixhikut, sipas numërimit jozyrtar

Fatmir Rexhepi: Delegatët vendosën që Abdixhiku të vazhdojë në krye të LDK-së, tani duhet të mbyllet kjo çështje

Kuvendi i LDK-së ia rinovon besimin Lumir Abdixhikut

Abdixhiku para delegatëve: Asnjë vendim nuk e mora duke menduar për vete, por për LDK-në

Hoti para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vendimi është në dorën e delegatëve

Zemaj para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Delegatët vendosin për fatin politik dhe të ardhmen e lidershipit

EULEX ndihmoi në gërmimet në Zubin Potok, BE: Ndihma për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, element i rëndësishëm i dialogut

Ferati para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vota e fshehtë është ushtrimi më i mirë i demokracisë

Policia në Prizren gjobit kundërvajtësit e raportuar nga qytetarët

Policia në Prizren gjobit kundërvajtësit e raportuar nga qytetarët

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Hoxha: Interes kombëtar hapja e konsullatës në Luginën e Preshevës

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Von der Leyen: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore të BE-së

Rrahmani kundër koalicionit me LVV-në: Do të ishte pranimi i keqqeverisjes

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi