Kurti shkon drejt Kuvendit, asnjë fjalë për numrat

E publikuar: 15/04/2025 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Kurti dhe lideri i Vetëvendosjes, partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit është parë dukke dalë nga objekti i Qeverisë, ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit pritet të nisë pas pak minutash.

Vetëvendosje ende nuk e ka bërë të ditur të nominuarin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kurti është pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për ta zgjedhur sot kryetarin e Kuvendit, por ka refuzuar të përgjigjet.

“Tash jemi duke shkuar në Kuvend”, ka thënë shkurt ai.

Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë, e ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota.

Kjo parti ende nuk dihet nëse i ka siguruar 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas  të Qeverisë së re.