Kurti: ShBA-ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën e as unë ShBA-në

E publikuar: 06/01/2023 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin kurti

Albin kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të enjtën ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për Zërin e Amerikes ku ka folur për shumë çështje.

Në intervistë, ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së. Kurti ka theksuar se me ShBA-në pajtohet pothuajse gjithmonë, duke shtuar se ka takime të rregullta me ambasodorin amerikan.

Megjithatë, Kurti vlerësoi se as ai s’mund ta përfaqësojë ShBA-në e as ambasadori amerikan e DASH-i s’mund ta përfaqësojnë Kosovën.

“Unë nuk e ndjej këtë, përkundrazi, unë kam takime të rregullta me ambasadorin amerikan për çdo javë dhe jemi vazhdimisht në kontakt e në komunikim dhe pothuajse gjithmonë pajtohemi, por jo gjithmonë, sepse unë nuk mund t’i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan dhe as sekretari i shtetit apo departamenti i shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën. Ne udhëhiqemi nga idealet amerikane, mirëpo kjo është Kosovë dhe ne duhet ta mbrojmë shtetin tonë, popullin tonë, historinë tonë edhe më shumë sesa që e bën këtë kushdo tjetër. Pra, ne nuk mund të presim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbrojnë Kosovën në diskurs edhe më shumë sesa vet ne, përkundrazi ne duhet që për Kosovën të kërkojmë edhe më shumë sesa kushdo tjetër, edhe më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – shkroi ai.