Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria është duke punuar në pako masash pas rritjes se çmimeve të produkteve në vend.
Kurti para kabinetit qeveritar, shtoi se kjo krizë globale po keqpërdoret nga disa kompani duke i rritur çmimet edhe pse ndoshta nuk ka rritje të kostos.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë qetësinë, raporton EO.
“Pasojat e pandemisë në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Kjo rritje u ndikuan nga berza botërore. Rritja e energjisë elektrike nxiti dhe rritjen e produkteve”.
“Statistikat e Bankës Botërore tregojnë që 78 për qind përdorin materiale që janë me origjinë të huaj”.
“Po angazhohemi për nxitjen e investimeve të reja në kapacitet prodhuese. Ka një keqpërdorim të rritjes së çmimeve. Kërkojë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, pasi shumë shpejt do të kemi një pako masash”.