Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

E publikuar: 16/05/2024 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që vran rreshterin policor Afrim Bunjakun më 24 shtator.

Ai tha se marrëdhëniet e mira anë rajon janë të domosdoshme. Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të quar reformat e përpara. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë.

“41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga një fshat  Sukobin, që është në komunën e Ulqinit, në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviqit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik, sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Malin e Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas. Tani jam përsëri në Kotorr pas disa vjetësh të konferencave të ndryshme si kryeministër i Kosovës për herë të parë dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që axha im është i lirë dhe i shëndoshë në Sukobin”, tha Kurti.