Kurti: S’do të bëjmë ushtri më të madhe se Serbia, duhet të bëjmë kapacitete që sulmin e saj e bëjnë të paleverdishëm

E publikuar: 05/06/2024 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po përgatitet.

Kurti tha se vendi ynë duhet të bëjë kapacitete dhe aftësi ushtarake që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm.

“Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë ushtri më të madhe apo më të fuqishme se Serbia tani. E ardhmja është e hapur, natyrisht, por ne duhet të bëjmë kapacitete dhe aftësi ushtarake të tilla që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm”, tha Kurti në A2 CNN.

“Vigjilencën duhet ta kemi sepse rreziku permanent nga Serbia nuk është eleminuar”, shtoi ai.