Lajmet

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

03.07.2026 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e një pulle të veçantë postare të lëshuar nga Posta e Kosovës, me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kjo pullë përfaqëson një simbol të partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Sot, në Postën e Kosovës, promovuam një pullë të veçantë postare për një datë specifike: shënimin e 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo pullë përbën një afirmim simbolik të partneritetit të fortë dhe raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se përmes pullave postare ndër vite është promovuar historia, kultura dhe identiteti i Kosovës.

“Përmes pullave postare, përgjatë viteve, kemi promovuar trashëgiminë kulturore e historike të vendit tonë, luftën tonë për çlirim, bukuritë e pasuritë natyrore të vendit tonë, të arriturat në kulturë, shkencë dhe sport, diversitetin, shoqërinë tonë civile, e tema tjera”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të forcohen.

“Aleanca jonë, partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të jetojë. Kujtesa e popujve tanë do të mbetet përgjithmonë e shënuar edhe në pullën që po e dedikojmë sot”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh