Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës.
Para studentëve, Kurti foli rreth sfidave dhe sukseseve të qeverisë që ai udhëheq.
Ai theksoi qëndrimin ambicioz të tij në sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.
“Ky progres, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë”, tha Kurti.
I pranishëm në takim ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.