Kurti: Pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi

E publikuar: 09/03/2023 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti EU1

Albin Kurti EU1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi.

Kurti i është referuar votimit pozitiv për liberalizim nga Këshilli i Ministave të BE-së.

“Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare.