Kurti priti në takim përshëndetës koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

E publikuar: 30/05/2022 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përfundim të mandati të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi znj.Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës.

“Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.Zonja Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.Kryeministri Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme.