Kryeministri Albin Kurti ka prit sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Ky ishte takimi i parë zyrtar i të parit të ekzekutivit në zyrën e tij pas pranimit edhe zyrtarisht të postit të kryeministrit.
Ambasadori Kosnett uroi Kurtin për marrjen e pozitës së kryeministrit, derisa mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.
















