Kurti pret në takim senatorin Reed, e falënderon që SHBA-ja e përfshiu Kosovën në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare

E publikuar: 08/08/2023 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
kurti-Jack Reed

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim senatorin amerikan, Jack Reed.

Kuri e ka falënderuar atë, pasi Kosova është përfshirë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.

”Një kënaqësi e madhe për të pritu @SenJackReed sot. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme të 🇺🇲 për vendin tonë si dhe përfshirjen më të fundit të Kosovës në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u mundëson ushtarëve tanë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Me Jack Reed është takuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.