Kurti pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

E publikuar: 11/07/2024 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Nussbaumer është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë së Kosovës.

Nussbaumer gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku ditë më parë ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, të martën në një konferencë për media pas takimi me Konjufcën, ka thënë se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.

Tutje, ai tha se Zvicra është krenare me komunitetin e kosovarëve që jetojnë në Zvicër, e të cilët sipas tij, janë integruar mirë në shoqërinë zvicerane./EO