Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se Hykollit i ka ofruar bashkëpunimin e Qeverisë Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.
Postimi i tij i plotë:
Sot prita në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, të cilin e urova për mandatin e ri dhe i ofrova bashkëpunimin e Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar dhe e përkushtuar për përmirësimin e pozitës dhe kushteve të punëtorëve dhe kjo dëshmohet nëpërmjet rritjes së pagës minimale, formalizmit, shtimit të numrit të inspektorëve dhe plotësimit të legjislacionit përkatës.




























