Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier për shtyrjenë e afatit për targat në veri.
Kurti pasmesnate, ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të shtyrë për 48 orë afatin për shqiptimin e gjobave për targat ilegale, transmeton Zeri.info.
Këtë e bëri të ditur vet kreu i Qeverisë përmes një shkrimi në Twitter.
“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, deklaroi Kurti.
Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pak minuta pas asaj të Hovenierit, i cili tha se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin për t’i dhënë mundësi dialogut.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë.
I thank Ambassador Hovenier for his commitment and engagement. I accept his request for a 48-hour postponement on imposition of fines for illegal ‘KM’ (and other) car plates. I am happy to work with the US and the EU to find a solution during the next two days. https://t.co/iXq1SCM8JL
— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2022