Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus ka rënë në katër për qind, nga 27 për qind sa ishte me datën 15 prill.
Kurti tha se kjo falë masave të marra nga kjo datë është arritur ky rezultat.
Ai bëri thirrje që virusi të merret me më shumë seriozitet dhe të bëni kujdes të shtuar ndaj pastërtisë dhe distancës në mënyrë që sakrificat tona të deritanishme të kenë kuptim dhe që pandemia të mos shpërthejë përsëri.
















