Kurti përmend Projektligjin për fëmijërinë e hershme dhe ndarjen e bursave për fëmijët rom, ashkali e egjiptian

E publikuar: 01/06/2022 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ka folur për qeverisjen e tij sa i përket mirëqenies së fëmijëve, pikërisht në ditën kur ata festojnë ditën e tyre, raporton Ekonomia Online.Shefi i ekzekutivit, ka thënë se në planprogramin e qeverisjes së tij, është Projektligji për fëmijërinë e hershme.

Ndërsa foli edhe për ndarjen e bursave për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.“Punët dhe vendimet tona janë trashëgimi për të ardhmen. Jam i lumtur që kemi përfaqësim nga fëmijët. Çdo fëmijë ka të drejtë për ushqim, edukim por atyre u duhet më shumë se kaq. Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë siguri, mirëqenie. Të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve ka ndryshuar shumë.

Disa të drejta janë avancuar në projekt-kodin civil. Jemi mirënjohës për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Do të ndërtohen çerdhe të reja dhe do të përmirësohen kushtet e tyre. Për të rritur cilësinë në arsim, Ministria e Arsimit është në përfundim të projektligjit për fëmijërinë e hershme. Janë ndarë 500 bursa për komunitet rom, ashkali dhe egjiptian” tha Kurti.

Puhiza Shemsedini nga organizata “ROR”, tha se siguria e fëmijëve është e ulët, teksa përmendi edhe fenomenin e vrasjeve të tyre.Ajo ka kërkuar që nëpër shkolla të angazhohen psikologë dhe të krijohen fushata vetëdijësuese.“Nuk mund të festoj sot kur shokët e shoqet e mia vriten me armë, e diskrimohen. Sot dua të ndaj shqetësimet e mia. Siguria e fëmijëve në vendin tonë është shumë e ulët.

Nuk ndihem e sigurt as në shkollë, spital e polici. 90 për qind e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në autobus në mbrëmje. Shëndeti mendor i fëmijëve ka rënë në një gjendje shqetësuese. 7 nga 10 fëmijë ndihet të mërzitur dhe duhet të jetë alarm për institucionet dhe të angazhohen psikolog në shkolla dhe të krijojnë fushata vetëdijësuese.