Kurti përmbledh projektet e javës në video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte /Video

E publikuar: 17/03/2024 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.

Shefi i ekzekutivit përmendi internetin, rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK.”

Ai përmendi transformimet e shëndetësisë në Prizren e investimet në fabrikën e ujit, në Gjilan.

Nuk la pa e përmendur as nisjen e rrugëve ndërkufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.