Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar vit të kthesës drejt zhvillimit vitin e parë të qeverisjes së tij. Në adresimin para mbledhjes, Kurti ka thënë viti i parë i qeverisjes së tij është përshkruar me navigim në kriza botërore, duke përmendur pandeminë e COVID-19 e krizën energjetike.
Sipas Kurtit, Qeveria e udhëhequr prej tij, në vitin e parë ka bërë planifikime dhjetëvjeçare nëpërmjet aprovimit të strategjive të ndryshme. Ka numëruar ato që i ka cilësuar reforma të përgjithshme në secilën fushë.
“Sot bëhen një vit prej se qytetarët kanë zgjedhur qeverinë dhe institucionet e reja. Në këtë orë para një viti mora detyrën e re. Qytetarët votuan për luftën ndaj korrupsionit, për kthimin e virtyteve në institucione, për kthimin e aftësisë në borde, votuan për rritjen e punësimit, votuan për forcimin e ushtrisë dhe rritjen ekonomike”.
365 ditët e para të qeverisjes, Kurti i ka cilësuar si ditë të vitit të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve. Ai ka thënë se ka pasur bruto produkti vendor prej më shumë se 10 për qind e se janë krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune.
Kurti ka thënë se në 67 mbledhje janë marrë 581 vendime. Është lavdëruar për procesin e vaksinimit, për reforma në drejtësi e kursime dhe mirëmenaxhim të pandemisë. “Gjatë këtyre 365 ditëve kishim 67 mbledhje e sot jemi në mbledhjen e 68. Proceduam 130 projektligje. Së bashku kemi menaxhuar pandeminë me masa që kanë ruajtur shëndetin e qytetarëve duke shënuar numrin më të ulët të vdekjeve në rajon. Sot kemi hapur ekonomi e ngjarjet kulturorë sportive. Problemet që kemi trashëguar janë të mëdha por edhe sfidat në të ardhmen janë të mëdha”, tha Kurti.
“Ky ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Bruto produkti vendor ka shënuar rritje prej 10.53 për qind. Kemi rritje të eksporti mbi 1 miliardë apo 83.6%. Investimet e huaja direkte janë rritur për 21.8% në vitin 2020. Janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës. Ishte vit i reformave të drejtësi dhe janë miratuar një sërë ligjesh”, tha tutje Kurti.
Sipas tij, viti i parë i Qeverisë Kurti mund të cilësohet edhe si vit i departizimit të bordeve e si vit i investimit në arsim. Kurti ka thënë se është bërë edhe reformë në diplomaci.

















