Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është gjendur në një situatë të pazakontë, kjo për shkak të mungesë së materialit për pasaporta.
Mirëpo sipas tij, kjo ministri Xhelal Sveçla po bënë më të mirën e mundshme që të kaloj këtë problem.
“Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të mungesës së materialit për pasaporta është gjendur në një situatë të pazakonshme, cila nuk është e pa zakonshme në raport me shtet e tjera të cilët po ashtu kanë pasur vështirësi të tilla. MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme që sa më shpejt ta kaloj këtë problem”, tha ai.
Kurti pas takimit me kryetarët e komunave u pyet edhe për deklaratën e ministrit për Kthim Nenad Rakiq, i cili ka deklaruara se plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë është bërë për t’i vrara ata.
Ai tha se për këtë raste të gjithë duhet të presin se çfarë po vendos sistemi i drejtësisë, raporton EO.
“Unë si kryeministër menjëherë e kam dënuar ashpër edhe rastin edhe aktin. Por tash i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe procesi i drejtësisë duhet të jetë i paanshëm dhe profesional që gjithçka të shkojë mirë. Ishim me shumë fat që nuk ka pasur të vdekur atë ditë. Në këtë fatkeqësi kishim fat”.
“Tash duhet ta lëmë sistemin e drejtësi që të ndriçoj thellë në këtë rast dhe ta bëjë vlerësimin e drejtë. Republika e Kosovës është vendi i cili është kampion në Ballkani perëndimore sa i përket sundimit të ligjit dhe në vend të dytë në botë sa i përket përmasimit në sundim të ligjit. Unë besoj që të gjithë ne pa dallim duhet të presim vlerësimet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, tha ai.