Kurti për humbjen e Kosovës: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

E publikuar: 07/09/2024 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka komentuar humbjen e Kosovës nga Rumania, në futboll, duke thënë se “nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi”.

Ai ka thënë se tashmë është koha që të mbështeten lojtarët që shpesh “na kanë ngritur në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre”.

Sipas Kurtit, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kosova u mposht nga Rumania 3:0 të premten në Prishtinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.