Pas kritikave direkte e të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për insistimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të ushtrojnë detyrën nga objektet komunale, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka”.
Kreu i qeverisë tha se për situatën në veri nuk ka vepruar “pas shpinës së ambasadorit” amerikan, teksa shtoi se ka vlerësimin më të lartë për të dhe të tjerët.
“Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t’i bindi më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t’i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige”.
“Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti në KTV, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka thënë se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it e sidomos me atë të SHBA-së