Kurti për familjën Jashari: Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shtetit serb si asnjëherë më parë

E publikuar: 05/03/2020 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se rënia heroike e kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij është pike kthese në historinë e Kosovës.

“Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shtetit serb si asnjëherë më parë”, tha Kurti.

Ai më tej tha se pa luftën dhe qëndresën e Jasharajve nuk do të kishte UÇK

Kurti tha se për Jasharajt flijimi i tyre nuk ishte diçka e jashtëzakonshme, dhe se me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre.

Kurti tha se 5,6, 7 Marsi janë ditë reflektimi dhe ndalemi të mendojmë ku jemi dhe për të ardhmen që na pret.

Kurti tha se Adem Jashari asnjëherë nuk e braktisi idealin për liri dhe qëndroi me popullin e tij.