Kurti pas vizitës së Jetishit në burgun e Kralevës: 3 policët u kidnapuan nga 15 forca serbe

E publikuar: 20/06/2023 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti xhelal Svecla-Sveçla

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.

Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili i ka vizituar të burgosurit kosovarë në burgun e Kralevës.

Ai i ka treguar Kurtit se policët kosovarë i kanë kidnapuar 15 forca serbe.

“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku në 🇽🇰 kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.

Tash e gjashtë ditë policët e kidnapuar kosovarë po vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë, për ta nuk ka informacion.

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë nuk ka dhënë asnjë detaj, pos asaj që sipas tij “policët po hajnë rrush e ëmbëlsira si dhe po pinë coca cola”.

Bashkë ndërkombëtare i ka kërkuar presidentit destruktiv serb që të lirojë pa kushte policët kosovarë.

Një gjë e tillë nuk është duke ndodhur akoma.