Kurti pas telefonatës me Macron: Shpreha besimin se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

E publikuar: 23/04/2024 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Macron Kurti

Macron Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kurti tha se në telefonatën me Macron, shprehu besimin se Franca do ta mbështes Kosovën në Këshillin e Evropë pa parakushte të mëtejme dhe në përputhje me opinionin dhe votën historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Gjithashtu, insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike.” – tha Kurti.

Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se në telefonatën me Kurtin, i ka kërkuar përshpejtim të themelimit të Asociacionit, të cilin e ka ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.” – thuhet në njoftim.