Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së ka thënë se takimi ka qenë ne atmosferë konstruktive.
“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.
Ky takim është i treti e ku çështja kryesore është zgjedhja e presidentit apo presidentes së vendit, pasi që më 5 mars përfundon afati kushtetues.

















