Kurti nuk tregon nëse do ta dërgojë emrin e mandatarit te Osmani, “gjëra të Prishtinës”

E publikuar: 02/09/2025 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse Lëvizja Vetëvendosja do ta propozojë mandatarin për kryeministër tek presidentja Vjosa Osmani dhe nëse ka filluar përgatitjet për formimin e qeverisë së re.

Ai tha se këto tema diskutohen në Prishtinë, sepse në Suharekë janë për fillimin e punimeve të stadiumit të ri.

“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.

Këto deklarata, ai i bëri në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë