Kryeministri i vendit, albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.
“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje”, ka shkruar Kurti teksa ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.