Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.
“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, të për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”.
“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”.
Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë.