Kryeministri Albin Kurti i ka ikur gazetarëve kur u pyet për raportet me presidenten Vjosa Osmani. Kjo e fundit sot shpërtheu ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës dhe moskoordinimit të qeverisë me të për letrën që u dërgua pa dijeninë e Osmanit në KiE.
Osmani ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë. Ndërsa deklaratën e Glauk Konjufcës se asaj nuk i ishte dërguar letra, me arsyetimin se ka qenë jashtë vendit, e quajti qesharake duke thënë se telefonat funksionojnë.
Në tërë këtë situatë, fokusi ndodhet te kryeministri Albin Kurti për të marrë një deklaratë për raportet që tash ai i ka me presidenten Osmani.
Por, Kurti nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çështje sonte kur u pyet nga gazetarët.
Krejt çka ai tha në pak sekonda, ishte data për mbajtjen e zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanovc./eo