Kurti: Nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese

E publikuar: 06/03/2026 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tani nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese.

“Tash ndodhemi në një situatë ku unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën Gjykata Kushtetuese, sepse kemi mospajtime dhe kërkesa para tyre. Ata kanë një materie që ata duhet ta trajtojnë”, tha Kurti në konferencën për media të thirrur pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.