Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.
Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský .
Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.
Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.