Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka inspektuar punimet në pishinën në Podujevë.
Derisa ai ngjitej shkallëve të punimeve, janë qytetarë që ishin prezent të cilin komentonin, duke i thënë ndër të tjerash “je i ri besoj që hypë”, “mos lësho pe”.
E një tjetër koment “sfidoi” duke i thënë se “n’hypësh qaty e kapërceve gjithçkafin”.
Nuk ndaloi me kaq, me t’u ngjitur në vendin nga lartësia, një tjetër zë dëgjohet teksa i thotë “ruju se po bjen”.
Gjithë kjo nuk kaloi edhe pa një koment të Kurtit.
Në kthim, duke zbritur shkallët komenti i Kurtit ishte “ma shpejt e keni anën tjetër”.
Ai ka qenë i shoqëruar nga ministri Hajrulla Çeku.

















