Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash

E publikuar: 09/12/2025 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ripërsëritur atë se nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të bëhet 450 euro bruto, nga 350 euro sa është tani.

Ai ka thënë se paga minimale brenda mandatit të tij është rritur për tre herë, gjë të cilën e kishin gjetur në 130/170 euro.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti.