Kurti nesër do të jetë folës në Trinity Term në kuadër të Unionit të Oksfordit

E publikuar: 05/06/2022 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti nesër do të jetë folës në eventin Trinity Term që është i organizuar në kuadër të Unionit të Oksfordit.

Ai nesër do të flas nga ora tre e pasdites, këtë e bën të ditur nga Unionit i Oksfordit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Nga Qeveria e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë për këtë ngjarje, nuk dihet nëse Kurti do t’i drejtohet masës virtualisht apo do të jetë prezent atje.