Kryeministri Albin Kurti para deputetëve tha se po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar “me ata që e kanë nënshkruar”, raporton Ekonomia Online.
Kurti, ka thënë se po ta donte Serbia, Asociacionin e komunave serbe, do ta njihte pavarësinë e Kosovës, duke shtuar atë si armë kundër Kosovës.
“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”.
“Është shumë e qartë se nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.