Lajmet

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

24.05.2026 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë shqiptarë në Zvicër, ku ka diskutuar për çështje kombëtare, historinë, arsimin dhe të ardhmen.

Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të gjitha trevat.

“Në Zvicër, në një bashkëbisedim fort të ngrohtë e të afërt me studentë të zotë shqiptarë nga të gjitha trevat, folëm për lëvizjet dhe çështjen kombëtare, historinë e shkencën, librin, arsimin dhe të ardhmen”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe disa nga veprat që janë diskutuar dhe rekomanduar gjatë takimit.

“‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet’ e Sami Frashërit, ‘Filozofia politike e çështjes shqiptare’ e Ukshin Hotit, ‘Kosova’ e Noel Malcolm-it, ‘Bethoveni dhe Revolucioni Francez’ e Fan Nolit, si dhe botime për Gjergj Kastriotin, nga Marin Barleti e deri te Aurel Plasari, janë librat për të cilët diskutuam dhe i këshillova t’i lexojnë”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se arsimi cilësor është forma më e lartë e patriotizmit.

“Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor dhe në këtë frymë në universitetet publike, institucionet shtetërore dhe pesë gjimnazet e reja të specializuara që do t’i bëjmë synojmë të përfshijmë edhe kuadro nga mërgata. Kësisoj forcojmë lidhjen, por edhe sjellim përvojën dhe ekspertizën e bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje