Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.
Ai u prit, si të tjerët, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.
Më herët, në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.