Kurti në takim me Pantiqin: Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik, parakusht i demokracisë

E publikuar: 25/03/2023 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit  thuhet se ai është shprehur se zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova. Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”, thuhet tutje në njoftim.