Kurti në QKUK nuk pranon “pyetje politike” në ngjarje

E publikuar: 17/12/2025 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështje politike.

Ai mori pjesë sot në përurimin e Akseleratorit të ri dhe Bunkerit në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u përgjigj vetëm për këtë ngjarje, duke shmangur çdo pyetje tjetër.